Stoltenberg: Një sulm ndaj një anëtari të NATO-s do të konsiderohet sulm ndaj të gjithëve

7 months ago 17
Reklamë

“Një sulm ndaj një aleati do të konsiderohet si një sulm ndaj të gjithëve”, përsëriti Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Jens Stoltenberg pas mbërritjes në Samitin e Ministrave të Mbrojtjes të NATO-s në Bruksel, kur u pyet në lidhje me komentet e Donald Trump dhe inkurajimin e Moskës për të sulmuar çdo anëtar të NATO-s që nuk shpenzon 2% të PBB-së së tyre për mbrojtjen.

“Neni 5, angazhimi për të mbrojtur të gjithë dhe sipas të cilit një sulm ndaj një aleati do të konsiderohet si sulm ndaj të gjithëve, është zemra dhe thelbi i NATO-s. Kjo vlen për të gjithë aleatët. Çdo sugjerim se ne nuk jemi aty për të mbrojtur dhe mbrojtja e të gjithë aleatëve do të minojë sigurinë e të gjithë neve duke rrezikuar jetën e ushtarëve tanë që janë në vijën e frontit për të mbrojtur të gjithë Aleancën”, theksoi Jens Stoltenberg.

Ai gjithashtu deklaroi se NATO duhet të investojë më shumë dhe është në rrugën e duhur.

“Sepse tani kemi shifra historike përsa i përket investimeve në mbrojtje. Vitin e kaluar, ne pamë një rritje reale prej 11% në shpenzimet e mbrojtjes në të gjithë Evropën dhe Kanadanë. Këtë vit presim që 18 aleatë të arrijnë qëllimin për të shpenzuar 2% të PBB-së për mbrojtjen”, nënvizoi Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s. /vizionplus.tv

Read Entire Article