Këngëtarja e talentuar Ergita bahja e ftuar në “Vizioni i Pasdites” të moderatores Brikena Prifti në Vizion Plus, ka rrëfyer se si ka nisur pasioni i saj për muzikën.
Ajo tha se e ka nisur karrierën në muzikë që në moshën 5-vjeçare dhe nuk është ndalur më.
Ergita tregoi se vijon shkollën e lartë për Stomatologji. Ndërsa theksoi se vendosi të publikojë albumin e saj “Për Dashninë” ditën e Shën Valentinit.
Pjesë nga biseda:
Brikena Prifti: Si nisi e gjitha?
Ergita Bahja: Që në moshën 5-vjeçare, kanë qenë vite më të bukura, është një dashuri që shtohet çdo ditë e më shumë.
Brikena Prifti: Si nisi pasioni për muzikën?
Ergita Bahja: Ishte një koncert që babi edhe donte dhe s’donte të isha pjesë e atij koncerti, por zysha ime e kantos insistoi, dhe që nga ajo ditë nuk kam ndaluar.
Brikena Prifti: Për çfarë studion?
Ergita Bahja: Stomatologji.
Brikena Prifti: Dëshirë e jotja?
Ergita Bahja: Ka qenë edhe ndikim i prindërve, por edhe më ka pëlqyer stomatologjia, pasi është art.
Brikena Prifti: Arrin t’i mbash të dyja?
Ergita Bahja: Po është por kam arritur t’i balancoj të dyja/.
Brikena Prifti: Si ka qenë ky vit?
Ergita Bahja: Shumë vrullshëm, nuk ke kohë për asgjë, por më pëlqen energjia.
Brikena Prifti: Mendoj se është momenti yt, bashkëpunimet janë shumë të mira?
Ergita Bahja: Ka qenë bashkëpunimi im parë serioz me Vedatit, dhe e kam pritur shumë mirë këtë bashkëpunim.
/Vizionplus.tv/