Strehoi të “fortin” e Niklës, Klajd Haka refuzon të rrëfehet, gjykata e lë në burg

2 months ago 28

Gjykata e Tiranës ka lënë në burg Klajd Hakën. Ky i fundit akuzohet se ka strehuar emrin e shumëkërkuar të drejtësisë, Marklen Hakën.

Gjatë kontrollit në banesën ku ai strehohej u gjet një armë zjarri. Për këtë arsye, Klajd Haka akuzohet edhe për armëmbajtje pa leje.

Lexo edhe :

Related Posts

Klajdi Haka fillimisht u shoqërua në ambientet e policisë së bashku me Marklen Hakën, ku më pas iu komunikua edhe arrestimi.

Të premten, RENEA dhe policia e Tiranës në një operacion arrestuan në zonën e Niklës Marklen Hakën, një nga anëtarët e bandës së Niklës.

Ai akuzohet se është përfshirë në planet për vrasjen e Durim Bamit. Haka ka qënë i shoqëruar edhe për atentatet e mëparshme ndaj Gentjan Bejtjas, i cili u vra në banesën e tij në Larushk të Fushë Krujës.

Ndërkohë edhe vetë Marklen Haka i ka shtëtuar disa atentateve, që dyshohet se kanë ardhur për shkak të prishjes së pazareve të drogës. /vizionplus.tv

Read Entire Article