Reshje të dendura shiu, stuhi dhe breshër kanë “pushtuar” vendin tonë mbremjen e kësaj të hëne.
Në disa qytete janë rrëzuar pemë si dhe janë bërë dëme materiale. “Rrugorja” ka dalë me një apel për qytetarët.
Lexo edhe :
Related Posts
Në njoftimin zyrtar, Policia bën me dije se të gjithë duhet të tregojnë kujdes në raport me shpejtësinë, sistemet e shikueshmërisë përpara, për shkak të erës së fortë.
Njoftimi i Policisë:
Pjesa më e madhe e vendit është përfshirë nga reshjet e dendura të shiut dhe era e fortë, duke vështirësuar qarkullimin e mjeteve në rrugë.
Me qëllim parandalimin e aksidenteve rrugore, Policia e Shtetit, APELON ndaj të gjithë përdoruesve të rrugës, të tregojnë kujdes të shtuar, në raport me shpejtësinë, sistemet e shikueshmërisë përpara, veçanërisht mjetet me ngarkesa dhe lartësi të konsiderueshme që janë më të rrezikuara për shkak të erës së fortë. Strukturat e Policisë Rrugore janë në terren, për të ndihmuar dhe parandaluar ngjarjet rrugore.
Telefononi 112 për çdo shkelje apo në rast nevoje në rrugë. /vizionplus.tv