Suedia mbyll hetimet për shpërthimet e gazsjellësit Nord Stream, i dorëzon provat Gjermanisë

7 months ago 15
Reklamë

Prokurorët suedezë njoftuan të mërkurën se do të pushojnë hetimet për shpërthimet në tubacionet e gazit Nord Stream 1 dhe 2 dhe do t’i dorëzojnë provat e zbuluara gjatë hetimit tek hetuesit gjermanë.

“Përfundimi është se hetimi nuk është çështje e juridiskonit suedez dhe për këtë arsye duhet të mbyllet,” tha Zyra e Prokurorisë suedeze në një deklaratë.

Tubacionet shumë miliarda dollarëshe Nord Stream, të cilat transportojnë gaz natyror rus në Gjermani nën Detin Baltik, u çanë pas një sërë shpërthimesh në ujërat suedeze dhe daneze në shtator 2022, duke lëshuar sasi masive metani.

Policia daneze tha se tubacionet u goditën nga shpërthime të fuqishme dhe hetuesit suedezë konfirmuan se gjurmët e eksplozivëve të gjetur në vendngjarje tregonin për sabotim.

Hetimet daneze dhe gjermane janë në vazhdim

Suedia, Danimarka dhe Gjermania kanë nisur hetime të veçanta për shpërthimet. Hetimet daneze dhe gjermane janë ende në vazhdim.

Nëse nuk gjenden prova përfundimtare nga hetimet e tjera, misteri që qëndron pas një prej akteve më të guximshme të sabotimit të infrastrukturës në historinë moderne mund të mbetet i pazgjidhur./vizionplus.tv

Read Entire Article