Sulm me thikë në Gjermani, tre të vdekur dhe tetë të plagosur

3 weeks ago 7
Reklamë

Policia gjermane është ende në kërkim të personit që qëndron pas një sulmi me thikë ndaj kalimtarëve në një festival në qytetin perëndimor gjerman të Solingenit që la tre persona të vdekur dhe disa të tjerë të plagosur.

Policia në një deklaratë të lëshuar herët në mëngjes thotë se nga sulmi janë plagosur 8 persona, pesë prej tyre në gjendje të rëndë.

“Po merren deklarata nga viktimat dhe dëshmitarët okularë. Aktualisht një ekip i madh policie është në kërkim të autorit”, theksoi policia.

Sulmi ka ndodhur rreth orës 21:40 me orën lokale, të premten e djeshme, kur një i panjohur ka sulmuar me thikë disa persona, sipas policisë.

Autoritetet gjermane e përshkruajnë sulmin e një burri me thikë kundër kalimtarëve në mes të Festivalit të Solingenit si një “akt terrorist”, që rezultoi në vdekjen e një gruaje dhe dy. burra dhe plagosjen e rëndë të pesë personave të tjerë. /vizionplus.tv

Read Entire Article