Australi – Katër persona, përfshirë një oficer policie 28-vjeçar, u plagosën pas një sulmi me armë mëngjesin e sotmën në Sydney, bëri me dije policia.
Një 58-vjeçar që u largua nga vendi i ngjarjes u arrestua, shtoi policia në një deklaratë, duke vënë në dukje se askush nuk u vra gjatë sulmit.
Sulmuesi “ishte i armatosur me një objekt të mprehtë”, tha inspektori i policisë në një konferencë për shtyp në televizion.
Pamjet ajrore të skenës nga Australian Broadcasting Corp treguan dy makina të përplasura dhe policia kishte rrethuar zonën.
Four people including a police officer were injured in a stabbing attack in Sydney, the latest in a series of knife assaults in Australia’s biggest city this year https://t.co/aT3tOcRVNS pic.twitter.com/BsI663Z9OQ
— Reuters (@Reuters) August 25, 2024
Në Sidney, një qytet me 5 milionë banorë, janë regjistruar një sërë sulmesh me thikë këtë vit, duke bërë që qeveria e Uellsit të Ri Jugor të forcojë ligjin.
A mass stabbing in Sydney’s Engadine suburb has left four people, including a police officer, injured after a car crash. The 58-year-old suspect, armed with a box cutter, has been arrested. No fatalities reported. Princes Highway closed for investigation. #Sydney #Stabbing pic.twitter.com/GU2DpgRHL2
— Pakistani Index (@PakistaniIndex) August 25, 2024
Në prill, gjashtë persona u vranë dhe 12 u plagosën në një sulm me thikë në një qendër tregtare në lagjen Bondi të Sydneyt./vizionplus.tv