Sulm në një shkollë ruse, 13-vjeçari plagos me çekiç dy vajza, një djalë dhe një mësues

4 days ago 17
Reklamë

Katër persona u plagosën këtë të hënë në një shkollë në Chelyabinsk, Rusi.

Autor i sulmit është një nxënës 13-vjeçar, thanë autoritetet lokale.

“Shpallet gjendja e jashtëzakonshme në shkollën 68 në Chelyabinsk,” shkroi guvernatori rajonal Alexei Teksler në Telegram.

I armatosur me një çekiç një student sulmoi studentët dhe mësuesit përpara se të arrestohej.

Katër persona, duke përfshirë dy vajza, një djalë 13-vjeçar dhe një mësues, u plagosën dhe po marrin mjekim.

Sipas një burimi policor, të cituar nga agjencia e lajmeve RIA Novosti, sulmuesi 13-vjeçar kishte me vete gjithashtu një thikë dhe një armë./vizionplus.tv

Read Entire Article