“Sulmet ndaj gjyqësorit nuk janë të denja për demokracinë”, ambasadori i BE reagon pas deklaratave të Metës

5 months ago 23
Reklamë

Ambasadori i Bashkimit Europian, Silvio Gonzato, ka komentuar sulmet e fundit të kreut të Parisë së Lirisë Ilir Meta, në drejtim të drejtuesit të SPAK, Altin Dumani.

Gjatë vizitës së tij në qytetin e Vlorës, Gonzato është shprehur shkurt dhe prerë, se sulmet ndaj institucioneve të drejtësisë nuk janë aspak të denja për një vend demokratik.

Nuk mendoj se sulmet ndaj gjyqësorit janë të denja për demokracinë. Kemi folur kështu që dua ta lë me kaq”, deklaroi Gonzato.

Kujtojmë që gjatë dy ditëve të fundit, Ilir meta ka sulmuar drejtpërdrejtë Altin Dumanin, duke i vënë atij epitete të ndryshme, ndërsa e ka kërcënuar se do ta shkatërrojë edhe nga burgu.

Në akuzat e tij Meta ka theksuar se Dumani po përdoret nga Rama dhe ka si qëllim të kapë Partinë e Lirisë.

Ndërkohë që deklarata e Gonzatos u bë gjatë kohës që ai ishte në Vlorë për të mbështetur një kauzë tjetër  ku në ambientet e shkollës industriale “Pavarësia” prezantoi sëbashku me kreun e bashkisë së Vlorës, Ermal Dredha, Zëvëndësministren e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit Olta Manjani, Përfaqësuesja e Përhershme e UNDP-së në Shqipëri, Monica Merino dhe Përfaqësuesi i UNICEF-it në Shqipëri, Murat Sahin, projektin “Be për Rininë” një projekt ky i cili fal mbështetjes të bashkimit europian synon nxitjen e aftësimit profesional dhe punësimit të të rinjve në rang vendi.

Read Entire Article