Presidenti i vendit, Bajram Begaj ka ndarë një mesazh në Ditën Ndërkombëtare të Paqes.
Në mesazhin e tij të shpërndarë në Facebook, Presidenti bën apel që në një botë të trazuar nga konfliktet, duhet të vijojmë të shpërndajmë modelin e paqes. Ai gjithashtu thekson historia i njeh shqiptarët si një popull paqedashës.
“Po jetojmë në një botë të trazuar nga konfliktet që përbëjnë kërcënime e rreziqe serioze për paqen dhe sigurinë botërore.
Zhvillimet më të fundit ndërkombëtare kanë treguar se paqja nuk është asnjëherë e sigurt.
Historia na njeh ne shqiptarët si paqedashës. Luftërat që nuk i zgjodhëm, na kanë dhënë mësime të vyera.
Le të vijojmë të shpërndajmë modelin tonë të paqes e të ruajmë kulturën e mbrojtjes së saj. Bota ka nevojë për të!”