Presidenti ukrainas, Volomdymyr Zelensky, tha se situata përreth qytetit lindor të Pokrovskit tani është shumë e vështirë. Ky qytet strategjik gjendet në rajonin lindor ukrainas të Donjeckut.
Rusia së fundi ka bërë përparim drejt Pokrovskit dhe vazhdimisht njofton se merr nën kontroll fshatrat në afërsi të këtij qyteti.
“Pokrovski dhe zonat e tjera në rajonin e Donjeckut janë shumë të vëshira: përpjekjet kyçe ruse dhe numri më i madh i forcave janë përqendruar atje”, tha Zelensky, duke iu referuar informacioneve që i ka paraqitur shefi i ushtrisë ukrainase, Oleksandr Syrsky.
Shtabi i Përgjithshëm i Ukrainës po ashtu tha se situata më e rënduar është në sektorin e Pokrovskit. Në njoftimin e lëshuar mbrëmjen e 28 gushtit u tha se luftime të ashpra po zhvillohen në një sërë fshatrash afër qytetit të Pokrovskit.
Për shkak të avancimit të forcave ruse, shumë banorë të Pokrovskit, janë evakuuar nga ky qytet strategjik. /REL