Sulmi me thikë në Angli, dy fëmijë të vrarë, të plagosurit në gjendje të rëndë

3 months ago 23

Dy fëmijë u vranë dhe njëmbëdhjetë persona të tjerë u plagosën në sulmin me thikë që ndodhi sot në Southport, në veriperëndim të Anglisë, njoftoi policia lokale.

Nëntë nga të plagosurit janë fëmijë dhe gjashtë prej tyre janë të shtruar në spital në gjendje kritike për jetën. Të dy të rriturit e plagosur janë gjithashtu në gjendje kritike, sipas zëdhënëses së policisë së Merseyside, Serena Kennedy.

Lexo edhe :

Related Posts

Më herët, policia britanike arrestoi një 17-vjeçar të dyshuar për sulmin.

Sipas policisë Merseyside, oficerët e armatosur arrestuan të dyshuarin dhe sekuestruan një thikë në Southport, në veri të Liverpool.

Autoritetet nuk besojnë se incidenti është i lidhur me sulm terrorist dhe nuk janë në kërkim të ndonjë të dyshuari tjetër. Adoleshenti i arrestuar është nga Banks, një fshat pranë Southport.

“Në këtë fazë të hershme hetimet po vazhdojnë për të përcaktuar motivin e këtij incidenti tragjik dhe ne i bëjmë thirrje publikut të mos spekulojë”, tha policia. /vizionplus.tv

Read Entire Article