Sulmi terrorist në Daghestan, rritet bilanci i viktimave, digjen dy objektet e kultit

2 months ago 21
Reklamë

Rritet bilanci i viktimave si pasojë e sulmit terrorist, në Republikën Autonome të Dagestanit, në Rusinë jugore, ku një komando me njerëz të armatosur hapën zjarr ndaj një sinagoge, një kishe dhe më pas hynë në një stacion policie midis Derbentit dhe Makhachkala.

Mes viktimave janë të paktën 15 oficerë policie dhe një prift, ndërkohë që të paktën 25 persona u plagosën.

Pas sulmit, terroristët i vunë zjarrin dy objekteve të kultit. Ekipet e antiterrorit nisën një operacion në terren për të gjetur autorët. Sipas Ministrisë së Brendshme, të paktën gjashtë terroristë u vranë.

Dyshohet se autorët janë militantë të armatosur të lidhur me ISIS dhe sipas burimeve lokale mbajtën peng rreth 40 persona.

Në të gjithë Republikën Kaukaziane, Komiteti Kombëtar Kombëtar i Antiterrorizmit ka vendosur për një mobilizim të jashtëzakonshëm të agjencive të zbatimit të ligjit të specializuara në veprimet kundër terrorizmit.

28 tetorin e kaluar, kjo Republikë me shumicë myslimane ishte skena e një akti të hapur antisemitik, teksa në aeroportin e kryeqytetit, Makhatchakala, dhjetëra njerëz sulmuan pistën dhe terminalin duke bërtitur “Allah u Akbar” pasi u njoftua se një aeroplan nga Izraeli po mbërrinte.

Në atë kohë, Moska akuzoi qeverinë e Kievit se kishte “një rol kyç” në atë veprim. Zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme të Moskës, Maria Zakharova tha se qëllimi i Ukrainës ishte të “destabilizonte Rusinë” duke provokuar ndarje etno-fetare.

/a.r

Read Entire Article