Supermodelja e ardhshme! Vajza e Monica Bellucci feston ditëlindjen, urimet speciale nga prindërit

6 days ago 37
Reklamë

Deva Cassel , e bija e Monica Bellucci dhe Vincent Cassel bën sot 20 vjeç.

Ajo nuk njihet vetëm falë prindërve të saj të famshëm, por karriera e saj nisi herët. Deva nisi karrierën e saj si modele disa vite më parë, u bë imazh i Dolce&Gabbana dhe së fundmi punon për Dior.

“Dashuria ime, gëzuar ditëlindjen. Shumë lumturi për ditën tënde speciale dhe për gjithë jetën tënde. Faleminderit që eksizton”, ka qenë urimi i Monica Bellucit.


Edhe Vincent Cassel ka bërë një urim publik për të bijën.

“Gëzuar ditëlindjen, dashuria ime. 20 vjet më parë sot më bëtë një baba të lumtur dhe krenar. Unë të dua më shumë se çdo gjë”, shkruan ai krahas dy fotove, një nga e kaluara dhe një tani që Deva është një vajzë e rritur dhe një nga modelet më të kërkuara.

Vjeshtën e kaluar, Deva Cassel zyrtarizoi lidhjen e saj me Saul Nanni , një aktor premtues italian i lindur në 1999, i njohur për rolet e tij në Sotto il sole di Riccione , Supersex dhe Love & Gelato./vizionplus.tv

Read Entire Article