Sylvinho: Atmosfera, fantastike! S’kam kohë të merrem me debatet e listës, kam edhe një listë pritjeje

3 months ago 21
Reklamë

Trajneri i kombëtares shqiptare Silvinjo injoroi polemikat e krijuara në opinionin publik sportiv pas listës së lojtarëve për “Euro 204”, ku u lanë jashtë emra si Cikalleshi, Uzuni dhe Bare. Për të është më e rëndësishme përgatitja e ndeshjeve sesa të marrë pjesë në këto debate.

“Çdo kush në Shqipëri do të bënte një listë me zgjedhjet e tij ndoshta. As un nuk do isha dakord. Nuk kam kohë të dëgjoj se çfarë thuhet në publik. Unë duhet të vija në këtë grumbullim me 27 lojtarë. Kam shumë punë për të bërë dhe nuk kam kohë të ndjek debatet që krijohen”, tha Silvinho.

Silvinjo tha gjatë konferencës për shtyp të zhvilluar në Austri përpara ndeshjes miqësore kundër Lihtenshteinit se thelbësore në Europian është që lojtarët të jenë të përqendruar dhe fizikisht të japin maksimumin.

“E rëndësishme është që në momentin që aktivizohen të japin maksimumin në fushën e lojës. Në një turne të tillë 1 minutë mund të bëjë diferencën. Shkojmë të marrim pjesë në një turne shumë të shpejtë. Është një kohë që çdo detaj mund të bëjë diferencën. Për mua lojtari që nuk e kupton këtë situatë, i bie që të mos jetë në gjendje të hyjë në fushën e lojës”, shtoi trajneri i kombëtares shqiptare.

Teksa kishte në krah Klaus Gjasulën në këtë dalje për mediat, trajneri i kombëtares pranoi se ka edhe një liste pritje me lojtarë të gatshëm për tu përfshirë në Europian, por nuk pranoi të japë emra./vizionplus.tv

Read Entire Article