Sylvinho: Krenar për kuqezinjtë! Trajneri i kënaqur nga loja: Me Kroacinë do jetë ndryshe

3 months ago 31
Reklamë

Përtej  zhgënjimit që pasoi humbje me përmbysje, trajneri Silvinjo ishte i kënaqur në tërësi nga loja e skuadrës ndaj Italisë.

“Ata e kanë lëvizur topin shumë shpejt, ishte me të vërtetë për të ardhur keq që nuk kemi mundur t’i rezistonim kësaj. Natyrisht jam i zhgënjyer për rezultatin, por si trajner unë dua të falënderoj të gjithë shqiptarët në tribuna që kanë qenë të mrekullueshëm. Nuk ka qenë e lehtë, është hera e dytë që jemi në Europian. Shumë gjëra i bëjmë siç duhet, por 45 minutat e para kanë qenë të vështira. Kemi pasur përballë një kundërshtar shumë të fortë që dëshiron të fitojë kompeticionin, me lojtarë të nivelit të lartë. Jam krenar me lojtarët e mi për çdo gjë që kanë lënë në fushë”, tha Silvinjo.

Humbja është lënë pas krahëve tani pasi Kroacia është shumë afër. Të mërkurën është një ndeshje vendimtare.

“Mendoj se ndeshja e radhës do të jetë më ndryshe, ne kemi për të parë një skuadër tjetër. Kroacia është e mirë nga ana teknike dhe kanë lojtarë të nivelit më të lartë. Duhet të përgatitemi mirë dhe të bëjmë një përgatitje taktike për të provuar dhe vazhduar më tej. Ndeshja e dytë dhe e tretë nuk do të jetë e lehtë për ne, ndeshja e parë është e vështir. Por pasi ke kaluar të parën, lojtarët nuk kanë më probleme me emocionet”, tha trajneri.

Përballja me Kroacinë do të luhet të mërkurën në orën 15:00 në Hamburg, ndeshje jetike për të mbajtur gjallë shpresat për kualifikim duke qenë se edhe kroatët u mundën nga Spanjë 3 me 0 në sfidën tjeteër të grupit./vizionplus.tv

Read Entire Article