Një prej figurave më të rëndësishme të PD, Jorida Tabaku shpjegon pozicionin e saj në opozitë dhe brenda Partisë Demokratike duke theksuar se bashkimi i forcës më të madhe të opozitës dhe i të gjitha partive që sot janë kundër qeverise është i rëndësishëm për fitoren e betejës së ardhshme parlamentare për të krijuar një projekt që i flet sidomos shtresës gri të shqiptarëve
Në një intervistë për Vizion Plus, Tabaku shpjegon pse mungoi në mbledhjen e grupit parlamentar, ku u arrit bashkimi i Partisë Demokratike
‘Unë jam pjesë e grupit parlamentar të PD, unë mgjt nuk bie dakord me shumë gjëra se sipo zhvillohen unë jam dakord edhe me kauzat. Kauzat janë të drejta edhe në parlament, megjithëse do të preferoja që ne ti trajnonim ndryshe. Dhe nuk ka asnjë dyshim që kam qenë e jam në këtë parti vetëm do të kisha dashur që duke qenë se jam edhe zë minorance për momentin gjërat të trajtoheshin ndryshe. “
Tashmë që Gazment Bardhi e kolegët e saj e kanë njohur Sali Berishën si kryetar të PD, Jorida Tabaku a e njeh Sali Berishën si liderin e opozitës?
“Kjo pyetja na ka sjellë deri këtu. Kjo pyetja që gjithsecili duhet patjetër të ndajë kush bën çfarë dhe unë e kam thënë me kohë, sot duhet të shohim përtej. Sot duhet të shohim tek njerëzit, sot duhet të shohim tek oferta opozitare. Sot duhet të mendojmë çfarë duhet të bëjmë ne 2025 për t’iu drejtuar njerëzve me një alternativë.”
Po a është e drejtë ajo që po ndodh sot me liderin historik të demokratëve?
“E kam thënë që në momentet e para, a kam thënë që kur u mor vendimi nga departamenti amerikan i shtetit që kjo nuk është e drejtë, por ne duhet të përballemi me këtë. Dhe përballja me këtë Basha besuar që zoti Berisha ashtu siç kishte deklaruar do të ishte individuale, përballja me këtë nuk do të thotë që duhet patjetër PD të përfshihet e gjitha. PD kur duhet të jetë me njerëzit, nuk është me njerëzit, kur duhet të ishte në parlament dogji mandatet, për të evituar të gjitha këto PD sot duhet të mendojë ndryshe.
Tabaku e ka një ide çfarë duhet të bëjë Partia Demokratike ndryshe
“Ne sot duhet të fokusohemi për të treguar se cfarë duhet të bëjmë ne ndryshe, tek alternativa e PD, tek pjesa e programit, duhet të flasim me njerëzit, me të gjitha shtresat e shoqërisë dhe duhet ta ndërthurim aksionin opozitar të protestës me parlamentin dhe rigjallërimin e cdo faktori opozitar ne terren.”/vizionplus.tv/