“Takime të nivelit të lartë në kuadër të samitit Kinë – Afrikë”

2 months ago 37

Në kuadër të pjesmarrjes në Samitin e Forumit për Bashkëpunimin Kinë-Afrikë (FOCAC) për vitin 2024, presidenti kinez Xi Jinping u takua në Pekin me presidentin e Komoreve Azali Assoumani , me homologun nga Togo ,Faure Gnassingbe dhe presidentin e Xhibutit , Ismail Omar Guelleh.

Në këto takime presidenti kinez shprehu gatishmërinë e tij për të rritur bashkëpunimin në të gjitha fushat, për të ndikuar pozitivisht në rimëkëmbjen ekonomike, tejkalimin e varfërisë, ngritjen e mirëqënies, intensifikimin e investimeve e të tjerë.

Xi vlerësoi forcën dhe gjallërinë e marrëdhënieve me këto vende duke vënë në dukje se respektivisht ata e kanë mbështetur gjithmonë fuqimisht njëri-tjetrin në çështjet që përfshijnë interesat thelbësore dhe shqetësimet kryesore të tyre.

Nga ana e tyre presidentët e Komoreve, Togos dhe Xhibutit falenderuan presidentin Xi për pritjen e ngrohtë e miqësore, për ngritjen në një nivel të ri të marëdhënieve dypalëshe e shumëpalëshe si dhe hapsirat e reja të bashkëpunimit.

Ai thanë gjithashtu se vendet e tyre janë të gatshme të forcojnë komunikimin e koordinimin me Kinën brenda kornizave shumëpalëshe, për të nxitur solidaritetin ndërmjet vendeve në zhvillim dhe për të lehtësuar zgjidhjen e konflikteve rajonale nëpërmjet dialogut.

Read Entire Article