Takimi i Borrell me Kurtin dhe Vuçiçin, kryediplomati europian: Bisedimet nuk patën sukses

8 months ago 16

Kryediplomati europian, Josep Borrell ka bërë të ditur se takimet e fundit me liderët e Kosovës dhe Serbisë nuk kanë patur rezultat.

“Me presidentin e Serbisë Vuçiç, dhe kryeministrin e Kosovës Kurti, diskutova në takime të ndara, se si të shtensionohet situata, por fatkeqësisht pa sukses”, ka deklaruar Borrel për takimet e disa ditëve më parë në Mynih.

Tensionet mes dy vendeve janë rritur sërish së fundmi për shkak të vendimit të bankës qendrore të kosovës për të ndaluar përdorimin e dinarit serb.

Aleatët e Kosovës kanë kërkuar shtyrje të zbatimit të këtij vendimi, por kërkesa nuk është marrë parasysh nga autoritetet në Prishtinë.

Nga ana tjetër, BE ka kërkuar që çështja të zgjidhet përmes bisedimeve, por kosova ka thënë se rregullorja e BQK-së nuk është temë e dialogut. Për të diskutuar të njëjtën çështje palët janë ftuar të martën në Bruksel. /vizionplus.tv

Read Entire Article