Të “çmendur” pas Brojës, kush janë tre klubet e mëdha europiane që kërkojnë sulmuesin shqiptar

3 months ago 45
Reklamë

Pavarësisht sezonit jo të mirë që kaloi Armando Broja, sulmuesi shqiptar është në qendër të vëmendjes të disa prej klubeve më të njohura europiane, si në Britani ashtu dhe në ligat e tjera.

Pas Dortmundit, Monakos, tashmë është rikthyer edhe njëherë pista e Milanit. Ndërkohë që në Britani Volves vijon të këmbëngulë për të marrë sulmuesin shqiptar.

Kuqezinjtë duket se do të riformatojnë të gjithë ekipin me trajnerin e ri që do të pasojë Piolin në krye të skuadrës, por edhe me vendin e lënë bosh në majën e sulmit nga Oliver Giroud.

Kështu, tre klube në Evropë janë të gatshëm për të paguar një shumë të majme, me Blutë që kërkojnë 25-30 milionë euro për ta lënë të lirë djaloshin e Kombëtares. Më herët edhe Dortmund kishte shprehur interes për Brojën.

Read Entire Article