Të huajt punësohen në Korçë, ganezët shërbejnë si kamarierë në bare e restorante

2 months ago 35

Mungesa e fuqisë punëtore në juglindje ka bërë që bizneset të kërkojnë punëtorë nga vendet e treta. I tillë është rasti i njërit prej lokaleve në Pazarin e Vjetër në Korçë, të cilët pjesë të stafit kanë dy kamerierë nga Gana. 26 vjeçarja Haggar dhe 30 vjeçari Courage tregojnë se puna në Shqipëri për ta është shumë fitimprurëse.

“Unë jam nga Gana, vendosa ta le vendin tim dhe vij në Shqipëri. Nuk kisha dëgjuar kurrë më parë për vendin tuaj por njerëzit këtu janë shumë mikpritës, klientët më trajtojnë mirë dhe nuk jam penduar që kam ardhur. Çdo gjë shkon perfekt për mua, deri tani nuk jam zhgënjyer, pagesa, ushqimi, mënyra sesi me trajtojnë më bën të mendoj se do jetoj gjatë këtu tek ju, mbase bëhem me pasaportë shqiptare një ditë”, tha emigranti ganez Courage Cojo.

” Erdha në Shqipëri për të marrë eksperiencë në fakt. Deri tani mendoj se çdo gjë po shkon mirë, më pëlqejnë njerëzit, më pëlqen moti. Deri sa jam e lumtur mendoj të rri gjatë këtu”, u shpreh Haggar Asumah.

Kristi Tako, menaxher i lokalit ku ganezët punojnë tregon se të huajt sjellin më tepër komoditet në punë.

” Menduam të sjellim një risi të re me të huajt, të ishim komode. Edhe për njerëzit është ndryshim realiteti, unë jam komod me të huajt. Pagesat janë të mira ndaj tyre u mbulojmë ushqimin e shtëpinë. Edhe shqiptarët të mirë janë por të huajt sjellin risi, sjellin komoditet, janë paqësore, punën e bëjnë shumë mirë. Është reagim pozitiv, kanë arritur e kërkojnë kamerierët. Janë bërë të famshëm në Korçë për momentin”, deklaroi Kristi Tako.

Janë më tepër se 10 biznese në Korçë të cilët kanë vendosur të punësojnë të huaj të cilët kryesisht vijnë nga Afrika dhe Egjipti./vizionplus.tv

Read Entire Article