Rusia ka filluar prodhimin serik të raketave të reja hipersonike “Zircon”, të cilat ekspertët thonë se është pothuajse e pamundur të rrëzohen.
Lajmi është konfirmuar nga Presidenti Vladimir Putin. Ukraina ka pohuar se ka prova se Rusia gjuajti një raketë hipersonike “Zircon” në sulmet e saj në kryeqytetin Kiev më 7 shkurt për herë të parë që nga fillimi i luftës.
Ekspertët thonë se Zirkoni, nëse është në përputhje me atë që thotë Moska, është një armë e frikshme. Shpejtësia e tij hipersonike e bën atë të paprekshëm edhe ndaj mbrojtjeve më të mira të raketave perëndimore, si Patriot, sipas Aleancës për Mbrojtjen e Raketave me bazë në Shtetet e Bashkuara.
“Ndërmarrjet e industrisë ruse të mbrojtjes kanë rritur “vitet e fundit” prodhimin dhe furnizimin e armëve “shumë herë”, duke përfshirë armë sulmi me precizion të lartë dhe mjete ajrore pa pilot, tanke, mjete të blinduara, artileri, sisteme të mbrojtjes ajrore, sistemet kundër baterive dhe pajisjet e komunikimit dhe zbulimit”, tha Putin në një fjalim për “Ditën e Mbrojtjes së Atdheut”, që Rusia shënon më 23 shkurt.
Sipas udhëheqësit rus, teknologji të tjera, duke përfshirë futjen e inteligjencës artificiale në sektorin ushtarak, po zhvillohen gjithashtu.
Putini vlerësoi “guximin dhe trimërinë” e anëtarëve të ushtrisë, duke përfshirë ata që shërbejnë në atë që Rusia e quan “operacionin e saj special ushtarak” në Ukrainë.
“Ju jeni heronj të vërtetë kombëtarë. Ne e dimë se është e vështirë për ju dhe do të bëjmë gjithçka që është e mundur për t’ju ndihmuar të përfundoni misionin që ju është caktuar”, tha Putin.
Top Channel