Të shtëna me armë në Berat

2 months ago 41

Të shtëna me armë janë dëgjuar në Dushnik të Beratit pasditen e sotme.

Mësohet se është qëlluar me armë ndaj një 46-vjeçari, i cili ka precedent të mëparshëm kriminal. Fatmirësisht, nga ngjarja nuk ka persona të lënduar.

“Rreth orës 16.10, në rrugën e fshatit Dushnik, është qëlluar me armë zjarri në drejtim të automjetit që drejtohej nga shtetasi A. H, 46 vjeç, banues në Berat, person me precedent të mëparshëm kriminal. Nga të shtënat nuk ka persona të lënduar.

Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e Komisariatit të Policisë Berat, Forcat Operacionale dhe ato Shqiponja të DVP Berat dhe drejtuesit e Drejtorisë Vendore të Policisë Berat.

Njëkohësisht është ngritur grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë i cili ndodhet në vendngjarje.

Gjithashtu në ndihmë të Policisë Vendore janë nisur grupe të Forcës Kombëtare të Sigurisë, Njësia Fier.

Shërbimet e Policisë janë vënë në ndjekje të autorëve dhe gjatë kontrollit të zonës në fshatin Kozare kanë gjetur një automejt që po digjej që dyshohet se mund të jetë i autorëve.

Nga veprimet e shpejta dyshohet se autorët janë nga qarku Fier dhe për këtë janë angazhuar në veprimeve operacionale dhe shërbimet e Dretorisë Vendore të Policisë Fier dhe Komisariateve në varësi të saj.

Për arsye hetime nuk jepen të dhëna të tjera.

Vijojnë veprimet hetimore dhe operacionale nën drejtimin e Prokurorisë për të bërë të mundur zbardhjen dhe dokumentimin e plotë ligjor të këtij rasti”, njofton policia. /vizionplus.tv

Read Entire Article