Të shtëna me armë në Korçë, një person terrorizon lagjen dhe kyçet në shtëpi! Policia negociata që të dorëzohet

4 months ago 32

Në person në lagjen nr.15 të Korçës ka qëlluar me armë në ajër duke terrorizuar banorët e lagjes.

Gazetari i Vizion Plus, Tonin Frroku, mëson se bëhet fjalë për shtetasin Edmond Naska, 71 vjeç.

Ai ndodhet ende në banesë dhe kërcënon forcat e policisë se do të qëllojë përsëri.

Në njoftimin zyrtar të policsë thuhet se ngjarja ka ndodhur rreth orës 10:20 dhe 71-vjeçari ka qëlluar nga ballkoni i banesës së tij, e cila ndodhet në katin e parë të një pallati.

Shërbimet e Policisë vendore  kanë ndërhyrë mënjëherë duke krijuar perimetrin e sigurisë dhe kanë evakuuar banorët e zonës.

Nga të shtënat fatmirësisht nuk ka asnjë shtetas të lënduar.

Në drejtim të vendit të ngjarjes po shkojnë shërbimet e Repartit Special RENEA, për të ndërhyrë për neutralizimin e të moshuarit i cili ka mbyllur derën e banesës.

Ndërkohë, shërbimet e Policisë, me masa sigurie për jetën e tyre, po mbajnë të rrethuar banesën.

Aktualisht nuk ka asnjë rrezik për jetën e banorëve./vizionplus.tv

Read Entire Article