Një ngjarje tjetër kriminale është regjistruar këtë të dielë.
Një plagosje ka ndodhur para pak minutash në një lokal në Tale, Lezhë.
Nga të dhënat e para raportohet se një person ka mbetur i plagosur. Gjendja e tij raportohet jashtë rrezikut për jetën.
Policia ka bërë të mundur identifikimin e autorit, ndërsa shkak i plagosjes dyshohet të jetë bërë një konflikt për motive të dobëta./vizionplus.tv