Të shtëna me armë zjarri pranë vendit ku ndodhej Donald Trump

3 days ago 16
Reklamë

Të shtëna me armë zjarri ndodhën këtë të diel në Florida, në afërsi të vendit ku po qëndronte Donald Trump. Sipas asaj që raporton CNN, ekipi i kandidatit republikan tha se ish-presidenti ishte i sigurt.

“Presidenti Trump është i sigurt, pas të shtënave që ndodhën në afërsi të tij. Për momentin nuk mund të japim më shumë detaje”, tha zëdhënësi i fushatës, Steven Cheung në një deklaratë për mediat pa dhënë detaje të tjera.

Ish-presidenti raportohet se po luante golf në West Palm Beach.

Ndërkohë sipas asaj që raporton New York Post, të shtënat ndodhën pak para orës 14:00 (me orën lokale), jashtë klubit të golfit të Trump. Në të u përfshinë dy persona, të cilët hapën zjarr ndaj njëri-tjetrit. “Burime thonë se Trump nuk qe në asnjë moment i rrezikuar”, shkruan media amerikane.

Më 13 Korrik, Donald Trump mbeti i plagosur në një atentat në Pensilvani, vetëm pak muaj para zgjedhjeve të 5 Nëntorit, ku ai do të përballet me zëvendëspresidenten demokrate Kamala Harris.

Atentati i parë ndaj një ish-presidenti në SHBA apo kandidati presidencial në më shumë se 4 dekada, ishte një gabim i dukshëm sigurie që e detyroi Kimberly Cheatle të jepte dorëheqjen nga drejtimi i Shërbimit Sekret.

Trump mori plagë në veshin e djathtë nga ngjarja e 13 korrikut. Ndërsa autori i ngjarjes, 20-vjeçari Thomas Crooks, u ekzekutua me snajper nga Shërbimi Sekret.

/a.r

Read Entire Article