Kreministri i Kosovës Albin Kurt iu përgjigj deklaratave që presidenti francez Emanuel Macron bëri nga Beogradi të enjtën në mbrëmje.
I pyetur nga gazetarët, Kurti tha se qeveria e tij është duke vendosur sundimin e ligjit dhe rendit publik, si dhe duke siguruar paqe dhe siguri për të gjithë qytetarët e Kosovës, pa dallime etnike.
Lexo edhe :
Related Posts
“Në këtë aspekt duam edhe bashkëpunimin e ngushtë, edhe mbështetjen ndërkombëtare, përfshirë këtu edhe Francën, që e konsiderojmë vend mik, aleat dhe partner shumë të rëndësishëm edhe në Bashkimin Evropian, edhe në NATO”, tha Kurti.
Deklaratat kryeministri i bëri pas homazheve pranë përmendores së personave të zhdukur gjatë luftës në Kosovë.
Kurti përsëriti edhe thirrjen që ndërkombëtarët të rrisin presionin ndaj Beogradit për hapjen e arkivave serbe, ku ai tha se fshihen shumë të vërteta.
Ndërsa ambasadori amerikan në Prishtinë Jeff Hovenier, kërkoi nga institucionet dhe zyrtarët që të kapërcejnë mosmarrëveshjet dhe të zgjidhin çështjen e personave të zhdukur./vizionplus.tv