Tentativa për vrasjen e Trump, prindërit e 20-vjeçarit e kishin denoncuar si të zhdukur disa orë para sulmit

3 months ago 34

Prindërit e Thomas Matthew Crooks kishin kontaktuar autoritetet vetëm disa orë para se ai të hapte zjarr ndaj ish-presidentit Donald Trump në një tubim të fushatës në Pensilvani, sipas Fox News.

Nëna dhe babai i atentatorit i thanë policisë lokale se 20-vjeçari ishte zhdukur dhe se ata ishin të shqetësuar për të, thuhet në artikull. Megjithatë, është e paqartë nëse prindërit e sulmuesit e dinin se ai kishte në posedim një AR-15 që i përkiste babait të tij. Njëkohësisht nuk dihet se çfarë veprimesh ka ndërmarrë policia pas denoncimit.

Prindërit e Crooks po bashkëpunojnë me hetuesit e FBI-së ndërsa agjencia përpiqet të zbulojë një motiv për sulmin.

Zyrtarët kanë përfunduar kontrollin e telefonit të tij dhe llogarive të mediave sociale, por ende nuk kanë publikuar rezultatet e hetimit./vizionplus.tv

Read Entire Article