Policia e Durrësit ka arrestuar 31-vjeçarin Adil Hidrizi, i cili plagosi me armë zjarri mbrëmjen e kaluar një 70-vjeçar për shkak të një borxhi të pashlyer.
31-vjeçari akuzohet për veprat penale “Vrasja me dashje”, mbetur në tentativë dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, i armëve shpërthyese dhe municionit”.
Arma e zjarrit pistoletë e dyshuar e përdorur për plagosjen u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.
Nkoftimi:
Specialistët e Sektorit për Krimet e Rënda të DVP Durrës, në përfundim të veprimeve hetimore të kryera në drejtimin e Prokurorisë, për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes së ndodhur dje, rreth orës 19:30, në një lokal në lagjen nr.17, ku për shkak të një borxhi të pashlyer, mbeti i plagosur me armë zjarri pistoletë, shtetasi F. H., 70 vjeç, banues në Durrës, i cili vijon të jetë në kujdesin e mjekëve, arrestuan në flagrancë autorin e dyshuar të këtij rasti, shtetasin:
A.H., 31 vjeç, banues në Shijak, për veprat penale “Vrasja me dashje”, mbetur në tentativë dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, i armëve shpërthyese dhe municionit”.
Arma e zjarrit pistoletë e dyshuar e përdorur për plagosjen u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.
Shtetasi A. T., që u shoqërua dje, pas ngjarjes, në përfundim të veprimeve hetimore, u la i lirë.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.