Tentuan të arrinin në Britaninë e Madhe, vdesin gjatë natës disa emigrantë në Kanalin francez

3 days ago 17
Reklamë

Disa emigrantë humbën jetën gjatë natës ndërsa përpiqeshin të kalonin Kanalin nga Franca në Angli. Lajmi është bërë i ditur nga mediat franceze të cilat citojnë zyrtarët francezë.

“Disa emigrantë humbën jetën,” tha prefektura Pas-de-Calais për agjencinë e lajmeve AFP, pa specifikuar numrin e viktimave, apo origjinën e tyre.

“Këtë natë, disa emigrantë humbën jetën sërish në komunën Ambleteuse teksa përpiqeshin të arrinin në Britaninë e Madhe si pjesë e një kalimi detar të Kanalit”, tha prefekt i Pas-de-Calais, Zhak Billant, i cili pritet më vonë të mbajë edhe një deklaratë për mediat.

Incidenti vjen pak më shumë se një javë pasi 12 persona, përfshirë gjashtë fëmijë dhe një grua shtatzënë, vdiqën kur një varkë me dhjetëra emigrantë u mbyt në brigjet franceze. Incidenti i 3 shtatorit ishte humbja më vdekjeprurëse e jetës në Kanal këtë vit.

Kujtojmë që kanali francez është bërë rruga kryesore edhe e emigrantëve shqiptarë që shkojnë drejt Mbretërisë së Bashkuar.

/a.r

Read Entire Article