Tentuan të kalonin kufirin me drogë me vete, arrestohen në Murriqan tre 20-vjeçarët nga Kosova

2 months ago 21

Tre shtetas nga Kosova janë arrestuar në pikën kufitare të Murriqanit.

Të tre të arrestuarit, të moshës 20-vjeçe, tentuan të dilnin nga territori i Shqipërisë me lëndë narkotike me vete, e cila u zbulua gjatë një kontrolli që u ushtrua në mjetin e tyre.

Ata akuzohen për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve”, kryer në bashkëpunim, ndërsa policia përveç lëndë narkotike, u ka sekuestruar edhe makinën me të cilën po lëviznin dhe 3 celularët e tyre.

“Në vijim të punës intensive që po kryhet nga shërbimet e Policisë Kufitare të PKK Muriqan, me qëllim parandalimin, konstatimin dhe goditjen e krimeve në kufi, u kalua në vijë të dytë, për kontroll të detajuar, automjeti me drejtues shtetasin K. H. dhe me pasagjerë shtetasit L. Sh. dhe F. S..

Gjatë kontrollit në këtë automjet, u gjet një sasi lënde narkotike cannabis sativa.

Në përfundim të veprimeve procedurale për rastin, Seksioni për Hetimin e Narkotikëve i DVP Shkodër bëri arrestimin në flagrancë të shtetasve kosovarë L. Sh., 20 vjeç,  K. H., 20 vjeç dhe F. S., 20 vjeç, për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve”, kryer në bashkëpunim”, njofton policia.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme./vizionplus.tv

Read Entire Article