Dy shqiptarë të Kosovës janë arrestuar në kantonin e Aargaut në Zvicër, pasi kanë tentuar të thyenin bankomatin të mërkurën pas mesnate.
Të dy janë shtetas kosovarë të moshave 24 respektivisht 30 vjeçare me vendbanim të përhershëm në Zvicër.
Sipas mediave të huaja natën në mes të martës dhe të mërkurës, më 17 korrik 2024, pak pas orës 2:30 të mëngjesit, qendra e thirrjeve emergjente kantonale e Aargaut mori një raport se disa persona sapo kishin tentuar të thyenin bankomatin në një garazh në Unterkulm. Më pas ata kishin ikur në këmbë drejt lokalitetit Teufenthal.
Disa patrulla nga Policia Kantonale e Aargaut dhe policia rajonale e Aargaut Jugor janë mobilizuar menjëherë për të kërkuar hajdutët. Policia dalloi menjëherë dy të dyshuar që përputheshin me përshkrimin e atyre që kishin dhënë sinjalin
Kështu, ata arritën t’i ndalonin dhe t’i arrestonin.