Tërheqja e Biden “tremb” BE? Borrell: Marëdhëniet do të varen nga fituesi i zgjedhjeve

3 months ago 42

Tërheqja e  presidentit të Shteteve të Bashkuara, Joe Biden, nga gara pritet të dominojë një takim të ministrave të Jashtëm të Unionit që mbahet sot në Bruksel.

Temat kryesore në diskutim ishin parashikuar lufta në Ukrainë dhe në Lindjen e Mesme, por vendimi i Bidenit pritet t’i lërë ato nën hije.

Lexo edhe :

Related Posts

Perpara mbledhjes përfaqësuesi i lartë i unionit, Josep Borrell u shpreh se marrëdhëniet mes SHBA-ve dhe  bllokut  do të varen nga fituesi i presidencialeve të nëntorit.

“Amerikanët duhet të vendosin se kë duan në Shtëpinë e Bardhë dhe jam i sigurt se do të ketë një ndryshim mjaft të madh për marrëdhëniet transatlantike në varësi të personit që do fitojë. Por  është në dorën e qytetarëve amerikanë të vendosin, nuk dua të ndërhyj”, tha Borrell.

Borrel theksoi gjithashtu se e respekton vendimin e presidentin amerikan për tu larguar nga gara.

“Kemi punuar shumë mirë me Biden, kemi pasur një marrëdhënie shumë pozitive. Nëse ai vendosi të tërhiqet sepse mendon se një kandidat tjetër mund të ketë më shumë forcë për të fituar zgjedhjet për demokratët, ne e respektojmë vendimin”, tha Borrell.

Marrëdhëniet midis Bashkimit Evropian dhe Shteteve të Bashkuara u përkeqësuan gjatë mandatit të parë të Donald Trumpit si president. Në një pjesë të madhe të BE-së ekziston frika se një mandat i dytë i tij do të mund të ketë pasoja veçanërisht në qasjen për luftën në Ukrainë, për tregtinë globale dhe për sigurinë e Europës./vizionplus.tv

Read Entire Article