“Territor i pastër”/ Kultivonin bimë narkotike në Kurbin, 2 persona në pranga

2 months ago 19
Reklamë

Dy persona janë vënë në prangat e policisë pasi kultivonin bimë narkotike në Kurbin.

Policia e Lezhës bën me dije se në si rezultat i kontrolleve të pandërprera nga toka dhe ajri, është bërë e mundur goditja e dy rasteve të kultivimit të bimëve narkotike, për të cilat u arrestuan 53-vjeçari L.M., dhe 71-vjeçari B.K.

53 vjeçari dyshohet se ka kultivuar në territorin e fshatit Laç, 38 bimë të dyshuara narkotike cannabis sativa, të cilat u asgjësuan me anë të djegies, ndërsa 71-vjeçari dyshohet se ka kultivuar bimë narkotike në afërsi të banesës së tij.

“Si rezultat i kontrolleve të pandërprera në të gjithë territorin, nga toka dhe ajri nëpërmjet përdorimit të dronëve, në zbatim të planit operacional “Territor i pastër”, shërbimet e Komisariatit të Policisë Kurbin, bazuar në informacionet e siguruara nga inteligjenca policore dhe në vijim të hetimeve të kryera në drejtimin e Prokurorisë, goditën 2 raste të kultivimit të bimëve narkotike, për të cilat u arrestuan shtetasit:

L. M., 53 vjeç, pasi dyshohet se ka kultivuar në territorin e fshatit Laç, 38 bimë të dyshuara narkotike cannabis sativa, të cilat u asgjësuan me anë të djegies;

B. K., 71 vjeç, banues në Fushë Milot, i dënuar më parë për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”, pasi dyshohet se ka kultivuar bimë narkotike në afërsi të banesës së tij. Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan disa bimë narkotike në proces tharjeje, që u gjetën në banesën e këtij shtetasi, ndërsa 11 bimë u asgjësuan me anë të djegies”, thuhet në njoftim.

Read Entire Article