Tetë vite nga Reforma në Drejtësi, ambasada e SHBA: Qëndrojmë pranë institucioneve të drejtësisë, reforma po jep rezultate

3 months ago 31

Ambasada e SHBA në Tiranë ka përkujtuar 8 vjetorin e miratimit të Reformës në Drejtësi, përmes një reagimi zyrtar në “Facebook”.

Në reagim shkruhet se kjo reformë po rezultate dhe po e bën Shqipërinë një demokraci më të fortë, përtej sfidave që po has.

“Në këtë përvjetor të tetë të miratimit njëzëri të amendamenteve kushtetuese që i hapën rrugën reformës në drejtësi, ne përgëzojmë popullin shqiptar për mbështetjen e tij në zbatimin e saj të pakthyeshëm. Siç e kemi thënë gjatë gjithë kohës, reforma në drejtësi nuk do të ishte e lehtë, e shpejtë apo e përsosur, por ajo po jep rezultate dhe po e bën Shqipërinë një demokraci më të fortë”, thuhet në shkrim.

Më tej, theksohet se SHBA qëndron pranë popullit shqiptar në këtë përpjekje për reformimin e drejtësisë, po ashtu edhe krah institucioneve të drejtësisë në luftën ndaj korrupsionit.

“Ne jemi krenarë që kemi qëndruar me popullin e Shqipërisë në këtë përpjekje të vështirë dhe të guximshme. Do të vazhdojmë të qëndrojmë pranë institucioneve të drejtësisë dhe qytetarëve të Shqipërisë, teksa ata vazhdojnë të bëjnë përparim në luftën kundër korrupsionit dhe sjelljen e Shqipërisë më pranë bashkësisë euro-atlantike të kombeve”, përfundon shkrimi.

Read Entire Article