Theu masën “arrest shtëpie” si dhe u kap me armë në makinë, arrestohet 24-vjeçari nga Elbasani

3 months ago 30

Policia ka vënë në pranga nëj 24-vjeçar nga qyteti i Elbasanit i cili kishte thyer masën “arrest shtëpie” si dhe lëvizte në rrugë i armatosur”.

J.Zh është arrestuar në Livadh, ku policia pasi konstatoi se kishte thyer masën arrest shtëpie, gjatë kontrollit të ushtruar në mjet gjeti një pistoletë.

Gjithashtu pas arrestimit në Livadh, policia i ka ushtruar edhe një kontroll në banesë ku i është gjetur një tjetër armë zjarri Beretta dhe 1 krehër.

Policia thotë se J. Zh. ka thyer masën e sigurisë “Arrest në Shtëpi” për të cilin Gjykata e Rrethit Gjyqësor Elbasan i ka vendosur masën e sigurisë “Arrest në shtëpi” për veprën penale “Vetëgjyqësia”.

Ndërkohë janë sekuestruar armët e zjarrit dhe automjeti.

Njoftimi:

Angazhim maksimal për të garantuar sundimin e ligjit në territor, për goditjen e veprimtarive kriminale në fushën e mbajtjes pa leje të armëve dhe vënien përpara përgjegjësisë penale të shtetasve që i posedojnë ato.

Finalizohet nga Komisariati i Policisë Himarë, në bashkëpunim me Forcën e Posaçme Shqiponja, operacioni policor i koduar “Strike 20”.

Theu masën e sigurisë “Arrest në shtëpi” dhe qarkullonte i armatosur me automjet, kapet në flagrancë në Livadh dhe vihet në pranga 24-vjeçari.

Sekuestrohet arma e zjarrit pistoletë dhe automjeti.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Himarë, në bashkëpunim me Forcën e Posaçme Shqiponja, në vijim të punës për garantimin e sundimit të ligjit në territor, pas informacionit të marrë se një shtetas posedonte armë zjarri, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Strike 20”, në kuadër të të cilit u bë kapja në vendin e quajtur “Kryqëzimi i Livadhit” dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit:

– J. Zh., 24 vjeç, banues në Elbasan.

Gjatë kontrollit në automjetin e këtij shtetasi, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan 1 armë zjarri pistoletë Beretta dhe 1 krehër.

Në vijim të verifikimeve ka rezultuar se shtetasi J. Zh. ka thyer masën e sigurisë “Arrest në Shtëpi” për të cilin Gjykata e Rrethit Gjyqësor Elbasan i ka vendosur masën e sigurisë “Arrest në shtëpi” për veprën penale “Vetëgjyqësia”.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë për veprime të mëtejshme.

Read Entire Article