“Timone Yachts ” në Marina Orikum, kompania hap zyrën e re, vlerëson bashkëpunimin me “Concord Investment”

3 months ago 45

Timone Yachts Group inauguroi zyrën e saj të re në Marinën e Orikumit. Kjo ngjarje shënon ndryshe fillimin e aventurës së saj në tregjet e Evropës Lindore dhe të Ballkanit, me një seli administrative në Tiranë. Shqipëria është kthyer tashmë në horizontin e ri për “Timone Yachts Group”, nënvizoi Luigi Gambelli, CEO i kompanisë. Sipas tij Shqipëria tashmë përfaqëson një mundësi strategjike për zhvillimin e turizmit dhe të ekonomisë që ka të bëjë me detin.

“Jam afruar me Shqipërinë dhe kam njohur një kompani mjaft të rëndësishme Concord Investment ku madje jam bërë mik me pronarët e saj dhe më kanë pranuar dhe më kanë lejuar që të zhvilloj këtu në Orikum, ku kam hapur edhe një zyrë. Kam gjetur njerëz që sinqerisht më kanë mikpritur sikur të isha pjesë e familjes së tyre Dulaku”, shprehet CEO ‘Timone Yachts Group’, Luigi Gambelli.

Timone Yachts Group tashmë ka hyrë në një partneritet me një Grup shumë të rëndësishëm shqiptar siç edhe është Concord Investment. Ky bashkëpunim synon zhvillimin e një sistemi efikas të shitjeve dhe për t’iu përgjigjur nevojave të tregut shqiptar në industrinë e marinave dhe të gjithë komponentët që kanë të bëjnë me botën e yachteve.

“Në Marina Orikum kemi një marinë gati për të pritur jahtet, të cilët janë të ankoruara. Shikoj investime të mëdha të programuara për rritjen e marinës së re dhe kjo do të jetë sigurisht një mundësi e mirë për eknominë dhe turizmin detar, por edhe për turizmin në përgjithësi pasi do të vijnë njerëz që të vizitojnë për të njohur brigjet shqiptare”.

Inagurimi i selisë në Marina Orikum jo vetëm që përfaqëson një zgjerim të rëndësishëm për Timone Yachts Group, por shënon edhe një moment të rëndësishëm për lundrimin italian në Adriatik.

“Shikoj këtu në Shqipëri falë Concord Investment një të ardhme të mirë. Një të ardhme interesante sepse qoftë për Marina Orikum dhe nesër edhe me Marina Saranda. Kjo sot mua më lejon që të bëj një program afatgjatë, jo vetëm për të shitur një anije, por të japim edhe ndihmën tonë përgjatë ankorimit në mënyrë që klienti të kënaqet me jahtin e tij pa probleme. Kështu që faleminderit Orikumit dhe grupit Concord Investment që na kanë mikpritur dhe na kanë dhënë këtë forcë për të proceduar në Shqiptari.”

Iva Palmieri Konsulle e Përgjithshme e Italisë në Vlorë e ka konsideruar këtë investim si model zhvillimi që pritet të japë kontributin edhe në ekonominë e zonës përmes rritjes së numrit të turistëve të huaj që zgjedhin Orikumin dhe brigjet e tij për pushime.

“Një aktivitet promovues që ka të bëj me industrinë detare, si një sektor mjaft i përhapur prej shumë vitesh në Itali dhe në të gjithë botën, teksa Timone Yachts sapo ka mbërritur së fundmi edhe këtu në Marina Orikum.”

Përurimi i zyrës së re përkoi edhe me ekspozitën e yachteve luksoze, ku pjesëmarrja e institucioneve dhe klientëve, shënuan fillimin e kësaj rruge të re të Timone Yachts në bashkëpunim me Grupin Concord Investment në Shqipëri. Me selinë e re në Shqipëri, Timone Yachts Group vazhdon të konsolidojë pozicionin si lider në jahtin luksoz, duke përballuar edhe sfidat e tregut ballkanik./vizionplus.tv

Read Entire Article