“Tirana Diplo 2024”/ Ministri Igli Hasani organizon Konferencën e Ambasadorëve, zbardhet agjenda e takimeve tre ditore

2 months ago 44

Në datat 26-28 gusht 2024, Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme Igli Hasani organizon Konferencën e Ambasadorëve “Tirana Diplo 2024”.

Eventi do të organizohet në ambientet e Pallatit të Kongreseve. Përveç ambasadorëve dhe krerëve të posteve konsullore, do të jenë të ftuar personalitete të shtetit shqiptar dhe të huaj. Konferenca e Ambasadorëve është një takim i rëndësishëm i Shërbimit të Jashtëm shqiptar, i cili do të ofrojë një mundësi për të paraqitur prioritetet që do të orientojnë punën e misioneve diplomatike dhe posteve konsullore të RSH në botë.

Konferenca treditore do të nisë nesër në ora 9.30, ku do të marrë pjesë Kryeministri i Republikës së Shqipërisë, Edi Rama.

Ceremonia e hapjes dhe paneli “Rrugëtimi dhe dinamikat e procesit të integrimit në BE”, me pjesëmarrjen e Ministrit Hasani dhe Znj. Tanja Fajon, Zv.Kryeministre dhe Ministre për Punët e Jashtme dhe Çështjet Evropiane e Republikës së Sllovenisë, do të jetë e hapur për median.

26 gusht 2024

Pallati i Kongreseve

09:30  – Hapja e Konferencës së Ambasadorëve

SH.T.Z. Igli Hasani, Ministër për Evropën dhe Punët e Jashtme i Republikës së Shqipërisë

SH.T.Z. Edi Rama, Kryeministër i Republikës së Shqipërisë

10:15 – 10:30 Pushim kafe.

10:30 – 11:15 Rrugëtimi dhe dinamikat e procesit të integrimit në BE

Folës kryesorë

  1. T. Z. Igli Hasani, Ministër për Evropën dhe Punët e Jashtme
  2. S. Znj. Tanja Fajon, Zv.Kryeministre dhe Ministre për Punët e Jashtme dhe Çështjet Evropiane e Republikës së Sllovenisë

MEPJ

Ora 12:00 – Ministri Hasani do të presë në një takim dypalësh në MEPJ, Zëvendëskryeministren dhe Ministren e Punëve të Jashtme të Sllovenisë, Tanja Fajon, e cila do të zhvillojë vizitë zyrtare në Tiranë.

Pas takimit, dy ministrat do të dalin në një deklaratë të përbashkët për mediat të cilën e gjeni live në FB e Ministrit Hasani dhe MEPJ.

Me ambasadorët dhe konsujt e përgjithshëm të Republikës së Shqipërisë  mblidhemi nesër në Tiranë, në një diskutim tre ditor, mbi sfidat e diplomacisë shqiptare në procesin e integrimit në Bashkimin Evropian, zhvillimet rajonale dhe të sigurisë, diplomacinë ekonomike, kulturore dhe turizmin.

Bashkohuni me ne, për të mësuar më shumë rreth angazhimit të Shqipërisë në arenën ndërkombëtare!/vizionplus.tv

Read Entire Article