Një tjetër aksident është regjistruar në zonën e Lungomares, Vlorë.
Një motor është përplasur nga një makinë në lëvizje.
Lexo edhe :
Related Posts
Drejtuesi i motorit është dërguar menjëherë në spital, ndërsa në vendngjarje kanë mbërritur efektivët e policisë.
Gjithashtu, pak më herët një aksident i rëndë ka ndodhur në bulevardin Vlorë-Skelë, ku një motor ka përplasur dy kalimtare.
Burime nga vendngjarja bëjnë më dije se kalimtari ishte duke kaluar rrugën në momentin që ndodhi përplasja. Nuk bëhet ende e ditur nëse shkak për aksidentin u bë shpejtësia e lartë motorit apo një gabim i kalimtareve.
Sakaq, të dëmtuar kanë mbetur drejtuesi i motorit dhe këmbësoret. /vizionplus.tv