Tjetër akuzë ndaj Donald Trump, ish presidenti: Përpjekje për të ndërhyrë në zgjedhje

2 months ago 30

Prokurori i Posaçëm amerikan, Jack Smith, ka ngritur aktakuzë të re kundër ish-presidentit amerikan, Donald Trump, për dyshimet se ai ishte përpjekur ta zhbënte rezultatin e zgjedhjeve presidenciale të vitit 2020.

Padia e re e ngarkon Trump-in me akuzat e njëjta kriminale sikurse ajo e vjetra, por përmban disa ndryshime. Zyra e Prokurorit të Posaçëm tha se aktakuza e përditësuar, e dorëzuar në gjykatën federale në Uashington, pasqyron përpjekjet e Qeverisë për të respektuar dhe zbatuar vendimet e Gjykatës Supreme.

Ish presidenti reagoi menjëherë duke e quajtur një përpjekje të dëshpëruar për të ringjallur gjuetinë e shtrigave.

“Këshilltari Special i çmendur Jack Smith i emëruar në mënyrë të paligjshme, ka sjellë një aktakuzë të re qesharake kundër meje, e cila i ka të gjitha problemet e aktakuzës së vjetër, dhe duhet tëhidhet poshtë menjëherë. Kjo është përpjekje për të ndërhyrë në zgjedhje e për të shpërqendruar popullin amerikan nga katastrofat që Kamala Harris ka shkaktuar”, tha Trump.

Sipas akuzë së re, Donald Trump u përpoq të përdorte Departamentin e Drejtësisë për të ndryshuar rezultatin e zgjedhjeve të kaluara presidenciale. por në vendimin e fundit gjykata supreme tha  se bashkëveprimi i presidentit me Departamentin e Drejtësisë është veprim zyrtar dhe për këtë ai gëzon imunitet./vizionplus.tv

Read Entire Article