Tjetër skandal në futbollin shqiptar, tifozët e Skënderbeut djegin shallat e Partizanit

8 months ago 27

Një tjetër ngjarje e shëmtuar ka ndodhur në superligën shqiptare të futbollit, ku pas tifozave kuksianë që tentuan të dhunojnë arbitrin, tifozët e Sëknderbeut kanë djegur shallat e Partizanit në shkallët e stadiumit.

Ultrasit e Skënderbeut në fillimin e pjesës së dytë kanë djegur shallat e ekipit të Partizanit, të cilët i kishin futur në stadium pa filluar ende takimi.

Gjatë gjithë kohës të dyja tifozeritë kanë përdorur fjalor të rëndë ndaj njëra tjetrës.

Momentalisht luhet minuta e 60 dhe korçarët kryesojnë 1-0 me gol të Licit nga pika e bardhë e penalltisë.

Read Entire Article