Torino mund Milanin, Atalanta e Gjimshitit një pikë larg kualifikimit në Champions

4 months ago 23
Reklamë

Torino mundi Milanin 3 me 1 dhe shpreson deri në fund për tu kualifikuar në kupat e Europës.  Kuqezinjtë u dorëzuan në transfertë përpara oreksit të skuadrës vendase, e cila kishte një objektiv të vetëm, të fitonte për të parakaluar Napolin duke u afruar me vetëm një pikë Fiorentinës së vendit të tetë.

Ndeshje perfekte e torinezëve në shtëpinë e tyre. Pas dy rasteve në secilën portë, Tamez për vendasit dhe Okafor për miqtë, ishte Duvan Zapata që zhbllokoi shifrat me kokë në minutën e 26 pas një krosimi të Rodrigez nga e majta. Kuqezinjtë pa emra si Leao, Hernandez apo Zhiru nuk patën forcë ofensive, por gabuan edhe në mbrojtje sikurse rasti i minutës së 40 kur Iliç në kokë mposhti portierin Sportielo.

Në nisje të pjesës së dytë ishte Rodrigez që trefishoi për Torinon përmes një super goli. 7 minuta më vonë skuadra e Piolit fitoi një penallti, e cila u kthye ne gol nga Benaser, por megjithë shtyllën e Pulisic dhe disa raste të tjera nuk mundi të rifutej në lojë për të shmangur humbjen.

Në një tjetër, duel të javës se parafundit të kampionatit italian, Atalanta e Berat Gjimshitit mori një fitore të çmuar në transfertë kundër Leçes së Ylber Ramadanit 2 me 0, sukses që e afroi shumë me kualifikimin matematikor në Champions. Bergamaskëve iu duhet vetëm një pikë në javën e fundit kundër Torinos për ta blinduar vendin e pestë. /vizionplus.tv 

Read Entire Article