“Tortura nga mjekët izraelitë”, Drejtori i Spitalit në Gaza rrëfen ngjarjet tronditëse

2 months ago 22
Reklamë

Drejtori i Kompleksit Mjekësor Al-Shifa në Gaza, Dr. Mohammad Abu Salmiya, vetëm disa orë pas lirimit të tij tha se të burgosurit në burgjet izraelite durojnë lloje të ndryshme torturash. Ushtria i trajton ata sikur të ishin objekte pa jetë dhe mjekët izraelitë i sulmojnë fizikisht.

Ai shpjegoi se së bashku me të burgosurit e tjerë, u përball me tortura të rënda dhe sulme pothuajse të përditshme brenda burgjeve ku çdokujt i mohohej trajtimi mjekësor.

“Asnjë organizatë ndërkombëtare nuk na vizitoi në burgjet izraelite dhe na ndalohej të takoheshim me avokatë. Shumë të burgosur mbeten ende pas në kushte shumë të këqija shëndetësore dhe psikologjike”, tha Abu Salmiya, i cili u arrestua më 23 nëntor, së bashku me një staf mjekësor, pasi ushtria izraelite sulmoi Spitalin Al-Shifa.

Të hënën në mëngjes, Izraeli liroi rreth 54 palestinezë, përfshirë mjekët e Al-Shifa dhe spitaleve të tjera në Gaza.

Izraeli akuzohet për gjenocid në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë, vendimi i fundit i së cilës e urdhëroi atë të ndalonte menjëherë operacionin ushtarak në qytetin jugor të Rafahut, ku mbi një milion palestinezë kishin kërkuar strehim nga lufta.

/a.r

Read Entire Article