Dyndja e pushuesve vendas e të huaj drejt bregdetit të jugut ka krijuar trafik të rënduar paraditen kësaj të diele në qytetin e Vlorës.
Në zonën e Skelës, në rrugën Transballkanike si dhe përgjatë Lungomares fluksi i automjeteve ishte shumë i lartë.
Radha e gjatë e makinave niste që në hyrje të Vlorës, për të vijuar më pas në të gjitha akset që të çojnë drejt plazheve të Vlorës por edhe në zonën e bregut.
Ndërkaq efektivët e policisë së Vlorës u vendosën në akset kryesore për të orientuar trafikun./vizionplus.tv