Trafikonin në Shqipëri automjete luksoze të vjedhura në Itali dhe i pajisnin me dokumente false, nis hetimi për dy persona

3 months ago 28

Dy persona, të cilët trafikonin në Shqipëri automjete të vjedhura në Itali dhe i pajisnin me doumente fale me qëllim shitjen, janë vënë nën hetim.

Janë sekuestruar dy automjete luksoze me vlerë 280 mijë euro.

Në kuadër të operacionit  “Luxury cars” nisi procedimi penal për shtetasit F. M., 33 vjeç, banues në Lezhë dhe F. D. alias B. T., 32 vjeç, banues në Luz i Vogël, Kavajë.

Nga hetimet ka rezultuar se këta shtetas kanë trafikuar në Shqipëri, automjete të vjedhura në shtete të ndryshme, kryesisht në Itali, duke iu bërë ndryshime në elementet identifikuese dhe duke i pajisur këto automjete, me dokumente false, me qëllim shitjen në vendin tonë.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 2 automjete tip “Mercedes Benz”, të dyshuara të vjedhura, me vlerë rreth 280 000 euro.

Në drejtimin e Prokurorisë Vlorë vijojnë hetimet për zbardhjen e rasteve të tjera të trafikimit të automjeteve, që mund të kenë kryer këta shtetas./vizionplus.tv

Read Entire Article