Tragjedi në Francë, humbin jetën nga zjarri 7 anëtarë të një familjeje, mes tyre 3 fëmijë

3 months ago 37

Shtatë persona kanë vdekur, duke përfshirë tre fëmijë të vegjël dhe një adoleshent, pasi një zjarr shpërtheu në një bllok banimi në orët e para të së enjtes në qytetin jugor francez të Nice.

Dyshohet se zjarri është i qëllimshëm, tha prokurori lokal, raporton BBC. 

Kryebashkiaku i Nice tha se ata kishin imazhe që tregonin se zjarri ishte shkaktuar nga derdhja e benzinës në një shkallë nga persona të maskuar me kapuç gjatë natës.

Ministri i Brendshëm Gérald Darmanin tha se tre fëmijë të vegjël ishin në mesin e viktimave dhe se policia “do të hedhë dritë mbi rrethanat e kësaj tragjedie të tmerrshme”.

Zjarri ka rënë në katin e shtatë. Raportet lokale thanë se shtatë viktimat ishin të gjithë pjesë e së njëjtës familje dhe fëmijët që vdiqën ishin të moshës pesë, shtatë dhe 10 vjeç. Një adoleshent, dy gra dhe një burrë gjithashtu vdiqën.

Dy anëtarë të familjes thuhet se kanë tentuar të arratisen nga dritarja, njëri ka vdekur dhe tjetri është në gjendje kritike.

Kreu i komunitetit Comorian në jug të Francës, Najim Maecha, tha se ai e njihte familjen dhe se ata kishin jetuar në Nice që nga viti 2013.

Përveç shtatë viktimave, 30 persona të tjerë janë asfiksuar nga tymi./vizionplus.tv

Read Entire Article