Tragjedi në Fushë-Kuqe, shoferi i zetorit humb kontrollin dhe bie në kanal, ndërron jetë bashkë me 21-vjeçarin

5 months ago 57
Reklamë

Foto ilustruese

Foto ilustruese

Një ngjarje e rëndë la ndodhur në Fushë-Kuqe të Kurbinit rreth orës 14:05.

Vizion Plus mëson se dy persona kanë humbur jetën pasi mjeti zetor me të cilin udhëtonin ka dalë nga rruga dhe ka rënë në kanal.

Siç bën me dije policia, mjeti bujqësor drejtohej nga 60-vjeçari I.I, banues në Fushë-Kuqe, ndërsa pasagjer ishte shtetasi Gj.M, rreth 21 vjeç.

Të dy shtetasit dyshohet se kanë humbur jetën si pasojë e mbytjes.

Grupi hetimor po punon për sqarimim e rrethanave të aksidentit./vizionplus.tv

Read Entire Article