Sipërmarresi i punimeve në magazinën e shërbimeve të deputetit të Lushnjës, Bujar Çela ka dalë sot para togave të zeza në gjykatën e Fierit, për tu njohur me masën e sigurisë.
Leonard Gjini, është personi i vetëm i arrestuar një javë pas shpërthimit të bombulës , ku mbetën te vdekur babai dhe djali i tij, dhe u plagosën 7 të tjerë përfshirë dhe dëmet e mëdha materiale në banesat dhe bizneset pranë.
Lexo edhe :
Related Posts
Ne gjykatën e Fierit, në seancën me gjyqtare Dorina Alushi, prokurore të pranishme Elona Gixhari, Lorena Salillari, dhe avokat Arben Zaimi, 32 vjecarit Gjini, i është dhënë masa e sigurisë “Arrest me burg”, për veprën penale të shkeljes se rregullave të mbrojtjes në punë me pasoja te renda”.
I arrestuari nuk e ka pranuar akuzën, me pretendimin se ka lidhur kontratë të rregullt me deputetin për të ndërtuar magazinën, por kompania e tij nuk e nisi kurrë punën dhe se punetorët që ishin të pranishëm në objekt ditën e shpërthimit nuk njiheshin prej tij dhe nuk ishin të kompanisë së ndërtimit që ai ka.
Megjithatë gjykata e Fierit e ka mbajtur në burg me arsyetimin se pavarësisht mos fillimit të punës nga kompania Gjini, ai duhet të ndalonte punimet nga të tjerët, pasi vetëm ai ishte i autorizuar me kontratë ndërtimi.
Ndërkohë avokati i të ndaluarit Arben Zaimi kërkoi vleftësimin e paligjshëm të ndalimit dhe vendosjen e masës së sigurimit garanci pasurore./vizionplus.tv