Portieri i Barcelona de Guayaquil, Justin Cornejo, ka humbur betejën në orët e para të së mërkurës pasi ishte në gjendje të rëndë për jetën.
Portieri 20-vjeçar nga Ekuadori, përfundoi në spital në gjendje rë rëndë pasi kishte rrëshqitur në dush dhe kishte goditur kokën.
Postimi i ekipit të Ekuadorit për humbjen e lojtarit:
“Nuk ka fjalë apo fraza që mund të lehtësojnë dhimbjen që po ndjejmë tani. Kujtimi i tij do të na japë forcën e nevojshme për ta kapërcyer këtë tronditje. Justin do të jesh gjithmonë në zemrat tona. U prefsh ne paqe. Ne të duam ty”.
Ninguna palabra o frase, nos podrá quitar el dolor que tenemos en estos momentos.
El recuerdo que nos deja a todos, será lo que nos dará la fuerza necesaria para salir de esto.
Justin siempre estarás en nuestros corazones 💛💛💛.
Descansa en paz amigo 🧤.
Te queremos… pic.twitter.com/x03hS6H4ZP
— BARCELONA S.C. (@BarcelonaSC) July 16, 2024