Tre shenjat më të vështira për të kaluar pushimet tuaja

2 months ago 21
Reklamë

Ndërsa temperaturat rriten, gjithçka që mund të mendohet janë pushimet. Ndoshta tashmë e keni planifikuar udhëtimin tuaj për dhe mendoni se keni zgjedhur personin më të mirë për t’iu shoqëruar. Megjithatë, nëse i përket një prej shenjave të mëposhtme, më mirë mendojeni përsëri.

Virgjëresha

Virgjëreshat mund të bëhen shumë kërkuese dhe duan të planifikojnë gjithçka. Spontaniteti nuk bëhet fjalë për këtë shenjë, e cila do të ketë të planifukuar me orar çdo gjë. Pra, harroni shëtitjet dhe ekskursionet spontane. Në pushime, Virgjëreshat e dinë saktësisht se çfarë të bëjnë dhe nuk i lënë asgjë rastësisë. Kjo mund të jetë e vështirë për një shenjë si Shigjetari, të cilit i pëlqen të eksplorojë dhe të shkojë në vende ku askush nuk ka qenë. E njëjta gjë vlen edhe për Ujorin, i cili është më shumë një shpirt i lirë.

Peshorja

Ata që i përkasin kësaj shenje nuk janë bashkëudhëtarët më të lehtë. Shumë e pavendosur, nuk do t’i marrin gjërat në duart e tyre dhe nuk do të planifikojnë asgjë gjatë pushimeve. Përveç kësaj, nëse jeni një grup i madh, ka shumë të ngjarë të shtoni më shumë “benzinë” në zjarrin e çdo argumenti dhe të shkaktoni më shumë përçarje.

Peshqit

Peshqit janë shumë të ndjeshëm dhe mund të ndihen të shqetësuar kur vjen koha për të shkuar me pushime. Ata janë gjithashtu abstraktë dhe mund të humbasin lehtësisht çelësin e makinës së tyre me qira, të harrojnë se ku e kanë lënë celularin ose ta gjejnë veten në një plazh të ndryshëm nga grupi i tyre. Ndaj kontrolloni gjithmonë me kujdes sendet tuaja, por edhe planet nëse do të shkoni me pushime me këtë shenjë. Ata janë shumë romantikë, prandaj nuk e kanë problem të jenë në plazhe të vështira për t’u aksesuar, ndërkohë që nuk e kanë problem të jenë në plazhe të paorganizuara.

Read Entire Article